Haradinaj: AAK është shndërruar në adresë për të rinjtë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia që ai drejton është bërë adresë për shumë të rinj që kanë vendosur ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.
Këto deklarata kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD i ka thënë me rastin e aderimit të 38 të rinjve në AAK.
“Aleanca është shndërruar në adresë të parë për të rinjtë e vendit, që kanë vendosur ta ndërtojnë karrierën e tyre këtu, mbi parimet e konceptit 100% Kosovë. Mirënjohës që guximin, dijen dhe përkushtimin e tyre, sot, 38 të rinj prishtinas ia vënë në dispozicion jetësimit të vizionit tonë, për shtet të fortë, me ekonomi në rritje”, ka thënë Haradinaj. /FaktePlus