Haradinaj: 100% shtet për 100% mirëqenie të policëve e doganierëve
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, ku është informuar nga afër për punën e policëve dhe doganierëve.
Nga aty, Haradinaj ka thënë se gjithmonë ka qenë prioritet i tyre forcimi i policisë dhe profesionalizmi i tyre.
Sipas tij, fal profesionalizmit dhe forcimit të tyre, Kosova ka kufij të sigurt dhe kontrollë efikase doganore.
“Në pikëkalimin “Dheu i Bardhë” pashë nga afër përkushtimin e policisë sonë kufitare dhe Doganave në kontrollin e kufirit shtetëror, si dhe shërbimet cilësore për qytetarët. Forcimi i policisë dhe profesionalizmi ka qenë ndër prioritetet tona qeverisëse dhe sot Kosova ka kufij të sigurt dhe kontrollë efikase doganore. 100% shtet për 100% mirëqenie të policëve e doganierëve”, ka thënë Haradinaj. /FaktePlus