Haradinaj: 1 maji Kosovën e gjen pa Ligj të Pagave, punëtorët në situatë të rëndë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se 1 maji e gjen Kosovën më të drejta të nëpërkëmbura e të shkelura të punëtorëve.
Ai tha se 1 maji Kosovën e gjen pa Ligj të Pagave, pa rritje të pagave për një vit, pa sigurim shëndetësor e pa shtesa të fëmijëve.
“Dita e punëtorëve, punëtorët kosovarë i gjen në një situatë të rëndë. Qindra mijëra punëtorë të sektorit privat pothuaj se janë lënë pas dore, ndërkohë që edhe sektori publik me këtë shtrenjtimin enorm të jetesës, e ka të vështirë ta lidh fillimin me fundin e muajit”, është shprehur Haradinaj.
Ai i bëri thirrje qeverisë, që sipas tij t’i lërë fjalët e t’ia kthejë dinjitetin punëtorëve.