Hapet pika kufitare në Vërmicë
Qeveria në detyrë ka mbajtur dje (31 maj, 2020) një mbledhje ku kanë marrë vendime për lehtësimin e mëtutjeshëm të masave për parandalimin e Covid-19.
Pas mbledhjes, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë, kanë prezantuar hapjen e fazës së tretë.
“Më datën 13 mars e patëm marrë vendim për mbylljen e kufijve dhe në këtë mënyrë hapim kufijtë tokësor”.
Sot zyrtarisht është bërë hapja e pikës kufitare në Vermicë.
Kurti ka bërë të ditur se personat të cilët qarkullojnë nëpër pika kufitare janë të detyruar t’u nënshtrohen kontrolleve në pikat kufitare.
QKMK tregon për rregullat që duhet ndjekur për të kaluar kufijtë