Hapet përfundimisht rrethrrotullimi në Veternik
Pas shumë ditëve punë, tashmë përfundimisht është hapur qarkullimi në Veternik.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku, ka thënë se pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme që është krijuar dëshiron t’I falenderojë punëtorët dhe mbikqyrësit e vendpunishtes në Veternik.
Sipas tij, kjo gjendje e jashtëzakonshme nuk humb mundin e tyre të jashtëzakonshëm.
Postimi i tij i plotë:
Përtej gjendjes së jashtëzakonshme, sot dua t’i falenderojë punëtorët dhe mbikëqyrësit e vendpunishtes në Veternik; të cilët për 30 ditët e shkuara bënë të pamundurën. Kjo gjendje e jashtëzakonshme nuk humb mundin e tyre të jashtëzakonshëm.
Është punuar ditën, është punuar vazhdimisht natën – edhe në shi; është punuar mirë, nga të gjithë. Qarkullimi në Veternik është hapur përfundimisht. Rruga e planifikuar të niste punimet në prill e të përfundonte dikur në verë, u hap dje; saktësisht një muaj pas vizitës e angazhimit tonë. Ekipi i ministrisë ka shkëlqyer. Dinamika e re në këtë projekt do të shërbejë si model e mesazh për secilën vendpunishte tjetër në Kosovë.
Pamjet nga punimet e vonshme përgjatë gjithë muajit të shkuar./FaktePlus