Hapet panairi i librit në AAB
Në kolegjin AAB është hapur ‘Panairi vjeshtor i librit AAB 2019”, ku po marrin pjesë 40 botues nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia dhe botues tjerë ndërkombëtarë.
Në hapjen e këtij panairi prorektori Hasan Saliu, tha se e veçantë e këtij panairi është se këtu bëhen bashkë panairi shkencor me atë letrar, si dhe tradicionalja me modernen.
Ndërsa, drejtoresha e Kulturës në komunën e Prishtinës, Blerta Basholli u shpreh se ky panair është i rëndësië së veçantë për vet studentët e këtij kolegji.