Hapet ‘facebook’ në emër të Vlora Dumoshit, reagon ministrja
Sërish është hapur një profil i ‘facebook’ në emër të ministres në detyrë të Kulturës, Vlora Dumoshi.
Këtë e ka bërë të ditur vet ministrja Dumoshi.
Ajo ka thënë se disa individë hapjen e llogarive të rrejshme në rrejte sociale e kinsiderojnë luftë e që tani po dëshirojnë të bëjnë përçarje mes anëtarëve të LDK-së.
Dumoshi ka treguar se tanimë këtë e ka paraqitur në Polici.
Njoftimi i plotë:
Të dashur miq,
Disa individë hapjen e llogarive të rrejshme në rrjete sociale e konsiderojnë luftë dhe në këtë betejë dëshirojnë përçarje në mes anëtarëve të LDK-së.
Megjithatë, këto veprime të tyre do të mbesin prapa për shumë milje, dhe nuk do të ngadalësojnë ushtrinë e LDK-së.
Profili në rrjetin social Facebook me emrin tim, nuk është nën kontrollin tim por autori do të zbulohet në kohë të shpejtë.
Veprimet e dëmshme të mashtruesve të cilët qëndrojnë prapa profileve të pa-vërteta do t’i demanton Policia e Kosovës, aty ku kam hapur rastin në fjalë.
Në këtë situatë me virusin COVID – 19, ju uroj shëndet.
Me respekt,
Vlora