Hapen restorante me ulëse të izoluara
Xhamat mes tavolinave të restoranteve kanë filluar të vendosen teksa Spanja po bëhet gati për normalitetin e ri që po i pret qytetarët e saj pas lirimit të masave.
Të gjitha restorantet e qytetit Leganes në Madrid tashmë kanë tavolinat me xhama.
Kjo është bërë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, por edhe nisjen e punës së këtyre bizneseve.
Përveç xhamit ndarës, nëpër restorante do të vendosen kamera termale për të matur temperaturën e klientëve.
Qëllimi i këtyre masave është që myshterinjtë të ndihen të mbrojtur dhe të shijojnë darkën në restorant.