Hamza: Votojmë pro rezulotës për mbrojtjen e luftës së UÇK-së, uniteti i nevojshëm
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratikë të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se partia e tij do ta votojë rezulotën për ta mbrojtur luftën çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës, duke ritheksuar faktin se Kosova edhe sot përballet me Serbinë.
“Ashtu siç e përkrahëm që ta fusim të rend të ditës, ashtu do ta përkrahim edhe në votim”, u shpreh Hamza.
Tutje ai tha që uniteti është i nevojshëm dhe kurrë nuk është i tepërt.
“Uniteti është i nevojshëm dhe kurrë nuk është i tepërt, e as nuk është vonë”, përfundoi ai.