Hamza: Rritja më e madhe ekonomike në Kosovë ndodhi në kohën e qeverisjes së PDK-së
Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se rritja ekonomike në Kosovë nuk është ajo të cilën e kërkojnë por me qeverisjen nga ana e tij me kuletën e shtetit, pohon se është arrritur rezultat pozitiv.
Hamza i cili drejtonte Ministrinë e Financave, në Zonën Zgjedhore thekson se rritja më e madhe ekonomike në Kosovë ka ndodhur në kohën e qeverisjes së PDK-së.
”Kur i referohemi statistikave, ju referohem statistikave zyrtare. Rritja ekonomike në Kosovë, pavarësisht se kush ka qeverisë është një nga rritjet ekonomike më të mëdha në regjion. Nuk është ajo që ne kemi nevojë por sigurisht kemi nevojë për një rritje ekonomike më të madhe. E rritja më e madhe ekonomike ka ndodhur bash në kohën kur ka qeverisur PDK”.