Hamza përplaset me Bislimin: Ju s’mund të bëheni me askënd, jeni prish edhe ndërmjet vete
Një debat i ashpër është zhvilluar ndërmjet Bedri Hamzës të PDK-së dhe Besnik Bislimit të VV-së.
Hamza nga PDK-ja në këtë debat i është kundërvë Besnik Bislimit duke i thënë se për partinë e VV-së nuk ekziston ligji, përcjell Periskopi
Hamza tha se kjo parti edhe ndërmjet veti është prishur, dhe se kjo parti nuk mund të bëhet bashkë me askënd.
“Ju VV kur s’ju konvenon Ligji, s’ka ligj hiq. I thyeni kerret, qitni gaz, jeni të dënuar, prej Albin Kurtit e deri te të tjerët. S’keni as program, as ekip. Kqyreni Prizreni, ju s’bëheni me kërkan, edhe ndërmjet vete jeni prish”, tha Hamza në Pressing