Hamza: PDK ka prioritet përkrahjen e ndërmarrjeve dhe rritjen e prodhimit nga sektori privat
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se PDK në programin e tij i ka kushtuar rëndësi rritjes së prodhimit nga sektori privat e përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla e të mesme.
Ai në emisionin Pressing në T7, ka thënë përmendur disa nga pikat e programit të PDK-së sa i përket zhvillimit ekonomik, raporton Indeksonline.
Sipas tij, programi i partisë ku i përket është racional dhe i zbatueshëm.
“Programi i PDK-së është racional, i besueshëm dhe i zbatueshëm.
Pritoeritet janë rendi dhe ligji, rritja ekonomike, arsimi, shëndetësia, dhe reforma e administratës publike, dipmomacia, rinia e kështu me radhë.
Dihet se janë të identifikuara sfidat që ka Kosova, që pavarësisht që ka pas rritje ekonomike, që u sjell 4 për qind mesatarisht, por deficiti tregtar e norma e papunësisë mbetet sfidë.
Jemi të interesuar që kjo rritje ekonomike të jetë në nivel tjetër, që do të mundësonte, adresimin e këtyre sfidave dhe përkrahje e ndërrmarrjeve.
Ka masa konkrete, jemi të interesuar që rritja prodhuese të vijë nga sektori privat.
Fokusi është mbështetja e ndërrmarrjeve të vogla dhe mesme, përmes lehtësirave që do të iu mundësohet, si TVSH, do t’i lehtësojmë për pagesave të tatimeve të doganës”, ka thënë Hamza.