Hamza: Kurti po i shpërfill paralajmërimet e Amerikës
Më 20 minuta vonës ka filluar seanca e jashtëzakonshëm e Kuvendit të Kosovës.
Arsyeja e kësaj seancë është paralajmërimi i SHBA-së për sanksione ndaj Kosovës.
I pari që hapi këtë debat ishte shefi i grupit parlamentarë të PDK-së, Bedri Hamza edhe si iniciues i kësaj seance.
Hamza para deputetëve tha se është me interes për Kosovën që të veprojnë me kujdes dhe të respektojnë kërkesën e Amerikës si aleate e Kosovës.
“ Kryesia e Kuvendit ka futur ne rend të ditës këtë çështje. Duke u bazuar në sjelljet dhe veprimet shpërfillës të Kryeministrit të Republikës së Kosovës në raport më këshillat nga SHBA-ja për zhbllokimin e procesit të dialogut. Duke u bazuar në thirrjet e Amerikës që të veprohet pa vonës më qellim ti ndreqim marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Grupi parlamentar i PDK-së i merr më shqetësim serioz paralajmërimet e fundit nga miku ynë për tërheqje të trupave ushtarake nga Kosova si rezultat i shpërfilljes së Kryeministri Kurti”./FaktePlus