Haliti: Vitia vatër e arsimit, rritja e cilësisë nuk ka alternativë
Kryetari njëherit edhe kandidat për të parin e Komunës së Vitisë, nga LDK, Sokol Haliti tha se ky vend është vatër e arsimit.
Ai tha se Komuna e Vitisë numëron shkollat e para shqipe në Kosovë. Haliti tha se investimet ne arsim në këtë komunë nuk do të mungojnë as në qeverisjen e ardhshme të tij.
Reagimi i plotë i Halitit
Vitia si vatër e arsimit, me shkollat e para shqipe në Kosovë, do të vazhdojë të trajtojë këtë fushë me prioritet të lartë.
Përmirësimi i infrastrukturës shkollore, kompletimi i kabineteve dhe laboratoreve, sallat e sporteve, teknologjia informative, trajnimet për mësimdhënës, bursat për nxënës dhe studentë, do të jenë segmentet që do t’i trajtojmë me seriozitet e kujdes edhe në mandatin e ardhshëm.
Rritja e cilësisë në arsim, nuk ka alternativë.