Haliti premton projekte kulturore e sportive
Sokol Haliti nga LDK i cili garon për Komunën e Vitisë, ka premtuar përkrahje nga qeverisja e tij në fushën e sportit.
Ai tha se Vitia është kampione në Kosovë sa i përketë numrit të aktiviteteve kulturore e sportive.
Tutje tha se Rinia është prioriteti kryesor i qeverisjes së tij.
Reagimi i plotë:
Vitia është KAMPIONE në Kosovë sa i përket numrit të aktiviteteve kulturore e sportive.
Edhe në mandatin e tretë, do të vazhdojmë t’i trajtojmë seriozisht këto fusha.
Përmirësimi i infraskturës kulturore e sportive dhe mbështetja e aktiviteteve të këtij lloji, do të jenë në fokusin tonë.
Poashtu, përkrahja nuk do mungoj për organizatat rinore dhe aktivitetet e tyre.
KULTURA, RINIA DHE SPORTI, JANË TË RËNDËSISË SË VEÇANTË PËR NE!
S.H