Haliti nga Terpeza e Vitisë: Projektet tona nuk do të mungojnë as në qeverisjen e ardhshme
Kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë nga radhët e LDK-së, Sokol Haliti së bashku me ish ministren Hykmete Bajrami kanë qëndruar në Terpeë.
Ai nga atje tha se ky vend është shëndrruar tashmë në rekreacion për qytetarët.
Haliti ndër të tjera tha se me qeverisjen e tij, projekte të tilla do të ketë edhe në të ardhmen.
Publikimi i plotë i Halitit:
Sot, pata kënaqësinë që në shoqërinë e ish-ministres, Hykmete Bajrami, të qëndrojmë për vizitë në Terpezë.
Pishat e Terpezës që tashmë janë shëndërruar në rekreacion për qytetarët, na dhanë freski dhe komoditet për të biseduar me qytetarët, të cilët do kenë rastin që në qeverisjen time të gëzojnë edhe shumë ambiente të tilla, të qeta, të pastra dhe atraktive.
Një falenderim kam edhe për kandidatin për Asamble komunale, i cili vjen nga mërgata e Zvicres,Sokol Shaqiri.
S.H