Haliti në Kabash me plane të reja
Kandidati për kryetar të Vitisë nga radhët e LDK-së, Sokol Haliti ka qëndruar në Kabash të kësaj Komune.
Ai nga atje ka thënë se për këtë vend ka disa plane që me mbështetjen e qytetarëve do t’I realizoj në qeverisjen e radhës.
Reagimi i plotë i Halitit:
Për Kabashin do të jemi të përkushtuar edhe në mandatin e ardhshëm. Aty do të shkojmë me plane të reja, pas gjithë projekteve që i kemi realizuar viteve të fundit.
Në takimet që sonte patëm në Rr. “Hasan Kabashi “dhe Rr. “Bafti Haxhiu”, me banorët e Kabashit, biseduam se si mund të përmirësojmë akoma jetën e tyre.
Patëm kënaqësinë që të prezantonim edhe kandidatin tonë nga Kabashi, edhe për një mandat të ri në Kuvendin Komunal, Ramadan Deliu, me numër 7 në listën fituese të LDK-së.
S.H