Haliti merr përkrahje të fortë nga banorët e Sadovinës së Vitisë
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti njëherit edhe kandidat për kryetar të zgjedhjeve të 17 tetorit, ka marr përkrahje të madhe nga banorët e Sadovinës.
Ai tha se nga bisedat me banorët e kësaj ane, ka marr përkrahje për garën e 17 tetorit
“Sonte së bashku me kandidatin Bajram Hasani isha në takim me banorët e Sadovinës së Çerkezëve. Bisedat ishin të gjata, pasi diskutuam për investimet që janë bërë dhe projektet të cilat pritet të realizohen në të ardhmen. Ju falenderoj për mbështetjen e pakursyer”, ka shkruar Haliti në facebook.