Halil Kastrati tregon sa janë human politikanët në Kosovë
Humanisti i njohur, Halil Kastrati në një intervistë ka folur për anën humane të liderëve politik në Kosovë.
Kastrati ka thënë se politikanët në Kosovë janë shumë human, madje ka prej tyre që janë edhe donator.
Sipas Kastratit, kur kemi të bëjmë me humanizëm individët duhet të zhvishen nga të gjitha profilet e tyre politike, dhe t’u dalin në ndihmë nevojtarëve.
“Tek ne kemi edhe liderë politik që janë donator. S’kam qejf të flas apo të nxjerrë konkluzionet e mija për politikë. Në humanitet, duhet t’i zhveshim të gjitha profilet tona politike, dhe të kemi vetëm një qëllim, të jemi afër nevojtarëve, si popull jemi humanitarë shumë”, ka thënë Kastrati.
Ai ka thënë se ka edhe të tillë, që shumë prej ndihmave të tyre nuk i bëjnë publike asnjëherë.
“Ka deputetë, ka liderë, ka ministra”, ka thënë në fund Kastrati. /Lajmi.net/