Haki Abazi thotë se Vjosa Osmanin nuk po e respekton LDK-ja
Zëvendëskryeministri i qeverisë në detyrë Haki Abazi ka thënë se LDK’ja nuk po e respekton Vjosa Osmanin si më e votuara në këtë subjekt.
Abazi ka thënë se rrëzimi i qeverisë Kurti dhe mosrespektimi i Vjosa Osmanit si më e votuara në LDK është përmbysje e rendit demokratik.
“Rrëzimi i qeverisë Kurti dhe mosrespektimi i Vjosa Osmanit si më e votuara në LDK në zgjedhjet e fundit, është përmbysje e rendit demokratik dhe shkelje e kushtetutës së Republikës Parlamentare”, ka shkruar Abazi.
Ai ka thënë se Presidenti Thaçi nuk mund të veprojë si mbret.
“Presidenti nuk mund të veprojë si mbret, ai edhe ashtu ka mungesë serioze të përfaqësimit të unitetit. Veprimet e tij janë antikushtetutese dhe jashtë interesit qytetarë e shtetëror.
Nuk mundet Thaçi të negociojë lirinë e tij me fatin e shtetit”, ka shkruar ai.
Rrëzimi i qeverisë Kurti dhe mosrespektimi i Vjosa Osmanit si më e votuara në LDK në zgjedhjet e fundit, është përmbysje…
Julkaissut Haki Abazi Sunnuntaina 19. huhtikuuta 2020