Hajnat vjedhin rreth 60 euro nga arka e QKMF-së në Pejë
Rasti ka ndodhur më 25 tetor të këtij viti në QKMF-në që ndodhet në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë”.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në QKMF ka ndodhë një vjedhje nga arka e pagesave në vlerë rreth 60 euro. Sipas saj dyshohet se persona të panjohur kanë hyrë përmes dritares së objektit”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.