Hajnat nuk kursejnë as xhaminë
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar dhjetra raste të vjedhjeve si dhe rasteve të tjera.
Në këtë raport figuron edhe një rast ku hajnat nuk kanë kursyer as xhaminë.
Në Prizren është raportuar se persona të panjohur kanë hyrë brenda në një xhami kështu duke tentuar të vjedhin, mirëpo sipas imamit të xhamisë, hajnat nuk kanë arritur të vjedhin asgjë.
“Raportohet se persona të panjohur kanë depërtuar në brendinë e xhamisë duke hapur dritaren me forcë, mirëpo sipas imamit të xhamisë nuk ishte vjedhur asgjë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, ku lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.