Hajdari thotë se nuk e ka mbështetjen vetëm në Drenas
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Petri Hajdari ka thënë se edhe Polaci është në mbështetje të kandidaturës së tij për deputet.
Ai tha se ky vend po i jep mbështetje të madhe edhe kandidatit për kryeministër Kadri Veselit.
“Kulla e Brahim Kabashit ishte mbrëmë nikoqirja jonë. U preka thellë nga kjo dëshmi e radhës se mbështetjen nuk e kam vetëm në Drenas. E kush më mirë se fshati i Hasan Prishtinës do të na e dëshmonte këtë? Kombi është mbështetur gjithmonë në njerëz me vizion përparimtar, si Hasan Prishtina. Një vizion i tillë është edhe ai që e ka gatuar programin e Dekadës së Re, me Kadri Veselin në krye. Polaci, Drenica e Kosova edhe këtë herë palëkundshëm do t’i mbështesin vlerat më të larta të kombit dhe dijen e ekspertëve të PDK-së. Ta ndërtojmë të ardhmen. Për Ty dhe shtetin”, ka shkruar Hajdari në facebook.