Hajdari: PDK është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e vendit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari ka thënë se kjo parti është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e vendit.
Ai këto komente i ka bërë në një takim që ka pasur me banorët e fshatrave të Damanekit, Baicës dhe Tërdevcit në Komunën e Drenasit, përcjell FaktePlus.
Hajdari, ka deklaruar se banoret e këtyre fshatrave janë të sigurtë e të bindur se me 6 tetor fillon Dekada e Re me Kadri Veselin kryeministër.
Postimi i tij i plotë:
Në Damanek, Baicë dhe Tërdevc e konfirmuam fitoren. Banoret e këtyre fshatrave janë të sigurtë e të bindur se me 6 tetor fillon Dekada e Re me Kadri Veselin kryeministër.
PDK është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja.
Ta ndërtojmë të ardhmen. Për Ty dhe shtetin.
#PDK 112 ✔️
#KadriVeseli 1 ✔️
#Petrit E. Hajdari 70✔️/FaktePlus/