Hajdari në Mitrovicë: PDK-ja e ka prioritet shëndetësinë dhe rininë
Në Mitrovicë sot ka qëndruar kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari.
Hajdari ka takuar doktorët dhe të rinjët e këtij vendi. Ai tha se PDK e ka prioritet shëndetësinë dhe rininë e vendit.
Shkrimi i plotë i Hajdarit:
Takimi në Mitrovicë me doktorët e të rinjtë e vendit shkoi jashtëzakonisht mirë. Kjo për arsye se ata ishin mjaft të hapur për ta dëgjuar dhe përmirësuar së bashku planin e PDK-së.
PDK-ja e ka prioritet shëndetësinë dhe rininë. Kjo s’ka si të jetë ndryshe, pasi janë sektorë vitalë të zhvillimit tonë shoqëror.
Për një Kosovë më të mirë! Për Rimëkëmbje!