Hahn tregon se a do të jetë çështja e kufijve pjesë e marrëveshjes finale, Kosovë – Serbi
Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn ka qëndruar së fundi në Washington ku ka diskutuar për Lindjen e Mesme , Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor, me homologët e tij të ShBA-së.
Në këtë kontekst sipas Washington Post, ai ka folur edhe rreth marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe asaj që sot quhet Maqedonia veriore, duke shtuar se ShBA dhe BE-ja u treguan të suksesshme.
Hahn tha se në luftërat e viteve 1990 dhe pasojat e tyre, Washington ishte në ‘vendin e shoferit’ në rajon, jo Brukseli.
Sot Hahn tha se e kundërta është e vërtetë.
ShBA-të janë shumë mbështetëse për Bashkimin Evropian në rajon, duke shtuar se se ata janë mjaft të lumtur që BE-ja është në krye të rajonit.
Ai shtoi se ka shpresë që zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit të Maqedonisë do të shërbejë si pararendës ndaj zgjidhjeve të konflikteve të tjera, duke përfshirë edhe dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Indeksonline.
Megjithatë, duke folur rreth një marrëveshje të mundshme mes dy vendeve, përkatësisht rreth mundësisë së ‘korrigjimit të kufijve’, Hahn tha se një marrëveshje ligjërisht detyruese midis dy vendeve do të mbulonte fushat përtej kufijve dhe se “një element themelor në një marrëveshje të ardhshme duhet të jetë respektimi i të drejtave të pakicave”.
Ai tha se tani për tani, askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ishte një rezultat final.
“Një shkëmbim i mundshëm i territorit mund të jetë si pjesë e saj-nëse palët dëshirojnë. Parakushti i vetëm që kemi ngritur është se çdo lloj marrëveshje dypalëshe duhet të kontribuojë për më shumë paqe dhe stabilitet në rajon”, shtoi ai.
Hahn tha se gjithsesi nëse një marrëveshje politike vjen me koston e të tjerëve, do të ishte e papranueshme për Bashkimin Evropian.