Hahn: Taksa të hiqet sa më shpejtë, dialogu duhet të vazhdojë
Prishtina duhet ta heq taksën dhe të vazhdoj me dialogun.
Kjo është porosia e qartë që Kurti me gjasë do të duhet ta dëgjojë nga komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.
Këto komente Hahn i bëri duke theksuar edhe përgatitjet e Joseph Borel për rinisjen e dialogut mes Prishtinës e Beogradit.
Hahn thekson se kjo duhet të ndodhë shumë shpejtë.
“Shpresoj që kjo do të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur sepse Joseph Borrel është i gatshëm të fillojë diskutimet substanciale për zgjidhjen finale mes dy vendeve”, ka thënë ai.