Hadergjonaj konfirmon se është ftuar nga Challandes në ndeshjet e nëntorit
Florent Hadergjona duket se është i ftuar në ndeshjet e Kombëtares së Kosovës gjatë muajit nëntor.
Në një fotografi të postuar në rrjetet sociale ai ka shkruar se do të jetë në ndeshjen ndaj Shqipërisë, Sllovenisë dhe Moldavisë.
Hadergjonaj ka qenë nga lojtarët më të mirë në grumbullimin e fundit të Kosovës kundër Maqedonisë, Sllovenisë dhe Greqisë.
Ai shënoi golin e vetëm në humbjen 2-1 të Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup.