Gucati dhe Kosnett në takim virtual, flasin për veteranët e UÇK-së
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Hysni Gucati, ka zhvilluar një takim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Phillip Kosnett.
Në takim ata kanë biseduar për situatën e tanishme në vend dhe për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Falenderoj edhe një herë ambasadorin për sinqeritetin e tij dhe përkrahjen që SHBA-të kanë ndaj Kosovës”.