Guardiola largohet nga City
Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, po kalon një periudhë shumë të suksesshme në karrierën e tij. Champions League nuk po vjen, por numri një i stolit të “Qytetarëve” mori tripletën në Angli për herë të parë në histori.
48-vjeçari duket se është lodhur shumë në krye të City-t dhe në fund të sezonit që kemi në prag ka vendosur të lërë kampionët dhe t’i japë vetes pushim për pak kohë, të paktën sipas asaj që shkruan Independent.
Një lëvizje e çuditshme duke parë moshën e re të Guardiolës, por presioni i madh mund të bëjë që të marr një vendim të tillë. Spanjolli është një nga trajnerët më të mirë në botë. /FaktePlus