Gruri i Serbisë, më i shtrenjti në rajon
Çmimi i grurit në Serbi ka arritur maksimumin pesëvjeçar, në kundërshtim me situatën në tregjet e tjera, shkruante gazeta e Beogradit “Politika”. Ditë më parë një kilogram grurë kushtonte 23,5-24,1 dinarë, përkatësisht 20 centë, pa llogaritur TVSH-në, që është 35,6 për qind më e lartë se në vitin e kaluar.
“Serbia, aktualisht, e ka grurin më të shtrenjtë në rajon, por besoj edhe në Europë. Me këto çmime nuk jemi konkurrent në eksport, ndërsa kemi humbur edhe tregun në rajon”, e citon “Politika” drejtorin e Shoqatës “Zhito Srbije” (Drithi i Serbisë), Vukosav Sakoviq. Ai ka përmendur Kroacinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Bullgarinë, so konkurrentët më të mëdhenj të Serbisë.
“Herët a vonë, pa tjetër do të ndodhë përshtatja e çmimeve tregut. Më reale është se ne do t’u përshtatemi ndryshimeve që do të ndodhin në tregun ndërkombëtar”, ka shtuar Sakoviq.
Kosova ishte nga blerësit më të mëdhenj të grurit të Serbisë, para se të vendosej taksa qind për qind në produktet serbe. Tregu i Kosovës, i cili ende nuk përmbush kërkesat për grurë nga arat e vendit, është orientuar në tregjet e tjera të rajonit, ku, sipas raportimeve, bo e blen atë me çmime më të ulëta se në Serbi.