Gruas shtatzënë i del që ‘bebja’ ishte tumor kancerogjen
Një grua e cila për 12 javë mendoi që ishte shtatzënë, i doli që ‘bebja’ në të vërtetë ishte një tumor kanceroz.
Victoria Johnston, nga Bovingtoni i Anglisë jugperëndimore, kishte menduar se ishte shtatzënë deri në javën e 12, kur skanimet treguan se në të vërtetë bëhej fjalë për një ‘shtatzëni molare’- masë e qelizave jonormale që zhvilloheshin në mitër.
“Është diçka që nuk mund ta përshkruash. Unë shkova nga humbja e një bebe që kurrë nuk do ta kisha në atë se a do të mund ta shihja vajzën tjetër tek rritej”, tha ajo shkruan Daily Mail, përcjell FaktePlus.
Pas seancave të kemioterapisë, mjekët i thanë asaj se trajtimi ka kaluar me sukses por që asaj i duhet të bëjë teste të rregullta në 10 vitet e ardhshme./FaktePlus