Gruaja shtatzënë po lufton për jetën nga COVID-19, nuk arriti të bënte termin për vaksinë
Një grua shtatzënë në Newcastle po lufton për jetën nga beteja me COVID-19, pasi nuk ia arriti të vaksinohej.
Rasti vjen pasi ekspertët e kujdesit shëndetësor për nënat dhe foshnjat kanë bërë thirrje që nënave të ardhshme t’u jepet përparësi në vaksinën Pfizer.
Gruaja, e cila është 24 javë shtatzënë, është në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin John Hunter.
ABC raporton që ajo ishte përpjekur të merrte një vaksinë Pfizer, por nuk ishte në gjendje të gjente një ofrues që mund ta rezervonte. Roger Smith, profesor në Institutin e Kërkimeve Mjekësore Hunter dhe bashkëdrejtues i programit të tij të shtatzënisë dhe kërkimit, tha se ishte “jashtëzakonisht i frustruar”.
“Kolegji Mbretëror Australian i Obstetërve dhe Gjinekologëve në Zelandën e Re (RANZCOG) e bën shumë të qartë se gratë shtatzëna janë në rrezik të shtuar dhe duhet të jenë një grup prioritar për vaksinimin me Pfizer”, tha profesori Smith, transmeton