Gruaja rrah djalin e saj të vogël në Istog
Një grua është arrestuar pasi kishte rrahur djalin e saj.
Siç njofton PK, i mituri është dërguar në spital për tretman.
Rasti ka ndodhur të martën në Istog.
“ Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta kishte rrahur djalin e saj viktimën mashkull kosovar (i mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.