Gruaja që e ktheu kanabisin në ilaç
Ajo që po e bën përbën shkelje ligjore në Spanjë dhe në Britani të Madhe.
Ama Marie pretendon se po u ndihmon njerëzve me telashe që ta kenë një mundësi për ta përdorur një lloj të drogës si ilaç, kur nuk mund ta marrin me recetë mjeku, shkruan sot Koha Ditore.
Marie (që nuk është emri i saj i vërtetë) është pajtuar që ta demonstrojë krejt operacionin me kushtin e vetëm që të mos i publikohet identiteti. Dhe ajo e jep përgjigjen e prerë kur pyetet se pse nuk dëshiron që të flasë me emër e mbiemër.
“Sepse është punë ilegale”, ka thënë ajo. “Sepse nuk dua të më zbulojnë dhe të detyrohem të heq dorë prej kësaj gjëje, çfarëdo qoftë ajo që po bëj, sepse po ma ndalojnë këtë punë, shumë njerëz do të kenë telashe”.
“Njerëzit” e Maries
“Njerëzit” të cilëve po u referohet janë përgjithësisht njerëz “të sëmurë” – janë njerëz me diabet dhe fëmijë me epilepsi. Unë kam prerë biletën për në Spanjë që ta takoj Marien pas një takimi që e kisha me të krejt rastësisht në Skoci.
Po kryeja hulumtime gazetarie lidhur me kanabisin për nevoja mjekësore dhe po zhvilloja xhirime me fëmijët që kishin varësi prej kanabisit për shkak se kishin probleme me epilepsinë.
Kanabisin po e përdornin si ilaç. Takova një familje që po përdorte një dozë që përmbante THC, pjesë psikoaktive e bimës narkotike