Gruaja nga Peja gjendet e vdekur në shtëpinë e saj
Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Pejë,
Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Rastin e ka raportuar një grua e cila kujdesej për viktimën. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prishtinë, 20.01.2022 – 11:50. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktimën femër kosovare, për të cilën e njëjta ishte kujdesur. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, ka bërë të ditur policia.