Një grua së bashku me gjyshen e saj u tronditën kur gjetën një “dhomë” të fshehtë nën shtratin e tyre në një dhomë moteli.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Addison Cassel, nga SHBA-ja bëri zbulimin misterioz derisa po kalonte natën në një motel në Greybull, Wyoming në fillim të kësaj jave.

Lidhur me këtë rast, ajo bëri një video dhe e vendosi atë në TikTok, duke i lënë shikuesit të tronditur pasi e krahasuan me një skenë filmi ‘thriller’.

“Unë isha në shtratin tim të motelit dhe vura re një prerje në dysheme”, ka shkruar ajo në video.