Gruaja me ferexhe tmerron qyetarët, ecën rrugëve të Prishtinës me armë në dorë
Një ngjarje e pazakontë e tmerruese ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus mëson se një grua e mbuluar me ferexhe e me armë në dorë po shëtitë rrugëve të Prishtinës.
Në fakt ajo është paraqitur në rrugën “Bajram Bahtiri” që gjendet afër Medresesë.
Për këtë rast janë lajmëruar edhe njësitet policore të cilët po merren me atë se çka është duke ngjarë atje.
FaktePlus, do të iu mbajë të informuar rreth këtij rasti./FaktePlus