Gruaja me dy mitra sjell në jetë dy fëmijë
Një grua që thotë se ka dy mitra, u habit kur mësoi se të dyja ishin fekonduar.
Tani nëna Elif Kas, 30 vjeçe, solli në jetë dy foshnje, një me IVD dhe tjetrin në mënyrë natyrale, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Momenti tepër i rrallë i la dy prindërit të habitur, pasi dy fëmijët lindën të shëndetshëm.
Elif dhe bashkëshorti i saj Emre Kas, 31 vjeç, të cilët u martuan në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll në vitin 2015, kishin luftuar për rreth gjashtë vjet për të pasur një fëmijë.
Elif thuhet se kishte vuajtur nga aborte të përsëritura, por më në fund ajo mbeti shtatzënë falë trajtimit të fekondimit in vitro.
Por Elif, e cila ka dy mitra, u surprizua kur shkoi në spital për një kontroll dhe mjekët i thanë se të dyja ishin fekonduar.
Mjekët i thanë Elifit dhe bashkëshortit të saj se dy foshnja po rriteshin brenda saj, pavarësisht se vetëm një embrion ishte përdorur gjatë trajtimit të fekondimit IVF.
Mjekët shpjeguan se një nga fetuset ishte ngjizur natyrshëm ndërsa tjetri ishte rezultat i trajtimit IVF.