Gruaja e Kobe Bryant e thyen heshtjen me një letër prekëse
Bashkëshortja e Kobe Bryant, Vanessa, e theu heshtjen të mërkurën përmes një postimi prekës në Instagram, ku flet për vdekjen e bashkëshortit të saj dhe vajzës 13-vjeçare Gianna Bryant.
Ylli i basketbollit 41-vjeçar dhe vajza e tij vdiqën të dielën, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin bashkë me shtatë persona të tjerë u rrëzua në Los Angeles. Vanessa Bryant ka thënë se ajo dhe tre vajzat e tjera të saj me Koben kanë qenë të shkatërruara nga kjo ngjarje, transmeton Gazeta Express.
“Vajzat e mia dhe unë duam t’i falënderojmë miliona njerëzit që kanë treguar mbështetje dhe dashuri gjatë kësaj periudhe të tmerrshme. Faleminderit për të gjitha lutjet. Pa dyshim që kemi nevojë për to”, shkruan Vanessa.
“Jemi plotësisht të shkatërruara nga humbja e papritur e burrit tim të adhurueshëm, Kobe – babai i mrekullueshëm i fëmijëve tonë; dhe Giannan time të bukur e të ëmbël – një vajzë e dashur, e mrekullueshme dhe e kujdesshme, si dhe një motër e mrekullueshme për Natalian, Biankan dhe Caprin”.
“Ne jemi të shkatërruara edhe për familjes që i humbën të afërmit e tyre të dielën dhe e ndajmë në mënyrë intime dhimbjen me ta”.
“Nuk ka mjaftueshëm fjalë për ta përshkruar dhimbjen tonë tani. Unë gjej ngushëllim te fakti se Kobe dhe Gigin e dinin të dy se sa shumë i donin njerëzit. Ne ishim jashtëzakonisht të bekuar që i kishim ata në jetën tonë. Do ta doja t’i kishim me vete përgjithmonë. Ata ishin bekimi ynë i bukur, që na u mor shumë shpejt”.
“Nuk jam e sigurt se çfarë do të bëhet me jetët tona përtej të sotshmes dhe është e pamundur ta imagjinoj jetën pa ta. Por, ne zgjohemi çdo ditë, duke tentuar të vazhdojmë përpara sepse Kobe dhe vajza jonë Gigi janë duke na e ndriçuar rrugën. Dashuria jonë për ta është e pafund dhe e pamatshme. Unë thjesht dëshiroj të kisha mundësi t’i përqafoja, t’i puthja dhe t’i bekoja. T’i kem ata këtu me ne, përgjithmonë”.
“Faleminderit që e keni ndarë gëzimin tuaj, mërzinë tuaj dhe mbështetjen tuaj me ne. Ju kërkojmë që të na i jepni respektin dhe privatësinë që na duhet për ta gjetur rrugën tonë në këtë realitet të ri”.
“Për ta nderuar familjen Team Mamba, fondacioni Mamba Sports e ka nisur fondin MambaOnThree për t’i ndihmuar familjeve të tjera të prekura nga kjo tragjedi. Për të dhuruar, ju lutem shkoni te MambaOnThree.org”.
“Faleminderit shumë që na keni mbajtur në lutjet e juaja dhe që na keni shprehur dashurinë mua, kobe, Natalias, Gigit, Biankas dhe Caprit”.