Gruaja e ambasadorit amerikan do t’i bashkohet protestës së sotme me tenxhere e tigan
Gruaja e Philip Kosnett, ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – Alison Kosnett, ka thënë se nuk po mundet të pres deri në ora 8 të mbrëmjes për t’i goditur tenxheret e tiganët në Prishtinë.
Sot është organizuar një protestë në shenjë pakënaqësie për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Protesta ka qëllim shprehjen e pakënaqësisë duke bërë potere në ora 20:00, si rezultat i pakënaqësive me situatën politike të krijuar në Kosovë.
“Nuk më pritet deri në ora 8 të mbrëmjes për të filluar poteren me tenxhere e tigan këtu në Prishtinë”, shkruan Kosnett.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar ministrin e Ministrisë së Brendshme të Kosovës, Agim Veliun, ku më pastaj kanë ardhur reagime të shumta.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar dje se LDK’ja do të iniciojë mocionin e votëbesimit në Kuvend, për të rrëzuar Qeverinë Kurti.