Gruaja e aksidentuar që humbi fëmijën, do të dërgohet nesër për shërim në Turqi
Aktualisht, 22 vjeçarja po vazhdon të qëndroj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Por shërimi i saj nuk do të jetë i mundur në Kosovë. Sipas burimeve të Indeksonline, ajo të martën do të dërgohet për shërim në Turqi.
Qytetarët nga të gjitha anët ku jetojnë shqiptarët, janë solidarizuar duke dhënë shuma të ndryshme parash që t’a arrijnë fondin e nevojshëm për shërim.