Griezmann: Ende jam duke mësuar si të luaj me Messin
Jemi duke shkuar kah fundi sezonit, por Griezmann ende nuk është adaptuar në fushë me Messin, e pranon se s’po e kupton edhe aq mirë.
Antoine Griezmann thotë se i duhet ende kohë që të kuptojë lëvizjet e Lionel Mesit në fushë.
Francezi shënoi në fitoren 2-1 ndaj Getafes pas një asisti fantastik nga ana e Messit.
Ai beson se për të bërë më mirë i duhet kohë të luajë dhe ta njohë Leon.
“Kam qenë këtu për gjashtë muaj, kështu që kemi ende për të menduar. Duhet të mësoj lëvizjet e Messit, ai duhet të mësoj lëvizjet e mia”, u shpreh pas ndeshjes Griezmann.
“Jemi duke shijuar punën që bëjmë së bashku dhe cdo ditë e më shumë gjërat janë mirë e më mirë”.
“Humba shanse që nuk është dashur t’i humbas, erdhi te këmba ime e dobët”.
Pas fitores 2-1 ndaj Getafes, Barça ka shkuar në kuotën e 53 pikëve, duke barazuar Real Madridin, që të dielën pret Celta Vigon në ‘Santiago Bernabeu’.