Greta Koçi sjell “Jeta Ime” në bashkëpunim me Danin (Video)
Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Greta Koçi sapo publikoi bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur kosovar, Ramadan Krasniqi-Danin.
Kënga e dyshes titullohet “Jeta ime”, e cila është realizuar me videoklip. Muzikën e këngës “Jeta ime” e ka bërë Jimmy, tekstin e ka shkruar Koçi.
Ndërsa, për videoklipin është përkujdesur BlackFish Entertainment. Greta përmes një postimi uroi që kënga të pëlqehet.
“Sapo doli “Jeta ime” ft Dani Uroj tju pelqej dhe tju shoqeroj keto muaj vere”, shkroi Greta në instagram. /FaktePlus