Greqia ‘ultimatum’ mjekëve: Afat deri më 31 mars për t’u vaksinuar ose shkarkoheni
Punonjësit e pavaksinuar mjekësor duhet të marrin dozat e vaksinës antiCovid deri më 31 mars ose në të kundërt do të shkarkohen nga puna. Ky është vendimi i fundit i qeverisë greke, i paralajmëruar disa herë në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit.
E përditshmja greke, Kathimerini, shkruan se lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris. Duke folur për Skai TV, Plevris u shpreh se duke filluar nga 7 shkurti punonjësve të shëndetësisë do t’iu kërkohet një dozë përforcuese për t’u vaksinuar plotësisht ndaj Covid-19.
Greqia ka lehtësuar të hënën masat kundër përhapjes së koronavirusit, duke lejuar muzikë në restorante dhe bare, duke zgjatur orarin e tyre të punës.