Greqia nga e shtuna mbyllet për tri javë si masë ndaj COVID-19
Qeveria e Greqisë ka urdhëruar të enjten mbylljen e vendit për tri javët e ardhshme, si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Kryeministri Kyriakos Mitsoakis tha se masat e reja do të hyjnë në fuqi të shtunën.
Për pak kohë pritet të detajohen masat që janë vendosur.
Greqia ditëve të fundit ka shënuar rritje të madhe të numrit të të prekurve me COVID-19, sikurse edhe shtetet tjera në Evropë.