Grenell publikon fotografi të reja nga takimi Thaçi -Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë
Javën e kaluar në Washington është zhvilluar një takim në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq, me ndërmjetësimin e emisarit të Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Një foto zyrtare rreth këtij takimi është publikuar nga NSC (National Security Council) në twitter.
Por ambasadori Grenell në profilin e tij në Instagram ka publikuar fotografi të reja brenda takimit Thaçi-Vuçiq në Washington.