Grenell premton investime të SHBA-ve dhe BE-së nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje
Ditë më parë janë nënshkruar dy marrëveshje, për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë, e gjithë kjo është mundësuar nga i dërguarit special i presidentit Trump, Richard Grenell, i cili është shprehur se ky është një sinjal për biznesin në Shtetet e Bashkuara dhe Europë për të investuar në këtë rajon
Nuk ndodh shumë shpesh që diplomatët me përvojë amerikanë festojnë për marrëveshjet hekurudhore në Europën juglindore.
Të premten në mëngjes, në prag të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, kjo është pikërisht ajo që ndodhi, Richard Grenell, Ambasadori amerikan në Berlin së bashku me Presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vucic dhe Hashim Thaçi.
Të dy nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar një linjë të re hekurudhore dhe një autostradë midis dy vendeve të tyre.
Kështu e filloi shkrimin e saj gazeta gjermane, ‘Sueddeutsche zeitung’, duke i cilësuar marrëveshjet si shenja të qëllimit të mirë.
“Ky është një sinjal që ekonomia amerikane dhe evropiane të investojë në rajon”, tha Grenell, i dërguari special i Donald Trump për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, transmeton metro.
Tutje gazeta gjermane i cilëson marrëveshjet si një sinjal shkrirje në mes të Serbisë dhe Kosovës, duke vënë në dukje se procesi i dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është ngrirë që kur qeveria e Kosovës vendosi taksën ndëshkuese 100 për qind, për mallrat nga Serbia në nëntor 2018.
Nën udhëheqjen e Trump, Shtetet e Bashkuara tani po përpiqen gjithnjë e më shumë ta afrojnë zhvillimin ekonomik, me lidhjet e reja hekurudhore dhe rrugore në të vërtetë duke qenë një forcë lëvizëse. Në janar, qeveritë në Beograd dhe Prishtinë, përmes Shteteve të Bashkuara, ranë dakord të fillojnë fluturime të drejtpërdrejta midis dy kryeqyteteve për herë të parë në 21 vjet.
Pas disa ditësh, gjatë vizitës në Prishtinë, Grenell njoftoi se një marrëveshje tjetër e lidhjes hekurudhore ishte gati dhe tha: “Vizioni i Presidentit Trump po bëhet i vërtetë”, shkruan kjo gazetë.