Grenell: Nëse s`ka marrëveshje Kosovë-Serbi, Amerika tërhiqet
I dërguari i Amerikës për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia nuk ulen dhe të arrijnë një zgjidhje të arsyeshme, SHBA do të tërhiqet.
“Unë mendoj se kemi ecur përpara dhe duam të qëndrojmë kështu”, tha ai duke iu referuar marrëveshjes finale mes të dyja vendeve.
“Palët do të më tregojnë se çfarë mendojnë dhe çfarë duan. Unë përpiqem të përqendrohem në një të ardhme më të mirë për njerëzit në Kosovë dhe në Serbi. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të kapërcyer atë që të gjithë e shohin si konflikt. Nëse të dyja palët nuk lëvizin dhe arrijnë marrëveshje, ne do të tërhiqemi”, tha zyrtari i lartë amerikan.
Grenell përsëriti edhe në Beograd deklaratat e djeshme që i bëri në Prishtinë për heqjen e taksës ndalimin e fushatës për tërheqjen e njohjes së Kosovës.