Grenell konfirmon shtyrjen e takimit në Washington: Mezi presim ta ricaktojmë
Emisari Special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se e kupton vendimin e kryeminstrit Hoti për të mos udhëtuar në Washington, shkaku i propozimit të aktakuzës për presidentin e vendit Hashim Thaçin.
Përmes Twitter Grenell ka paralajmëruar se do të ketë takim në ndonjë datë tjetër.
“Faleminderit, Kryeministri Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe mezi presim ta ricaktojmë takimin së shpejti”, ka shkruar ai në ‘retweetin’ që i ka bërë Hotit në ‘tweetin’ ku ai lajmëroi se nuk do të udhëtonte në ShBA, raporton FaktePlus.
Thank you, Prime Minister Hoti. We understand your decision and we look forward to re-scheduling the meeting soon. https://t.co/BNOygifIyY
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 25, 2020